Publikohet traileri i filmit “John Wick: Chapter 4”

Traileri i filmit të ri “John Wick: Chapter 4” ofron skena vërtetë mahnitëse për adhuruesit e tij. Ky film i cili është i katërti me radhë në radhë të filmave me këtë personazh, është vazhdim i filmit “John Wick: Chapter 3”, që u lansua në vitin 2019.
Trailerin e tij e lansoi Lionsgate.
John Wick në të lufton kundër një armiku të ri që ka një aleancë të fortë.
Veç Wick, me role në të sërish paraqiten edhe aktorët: Laurence Fishburne, Lance Reddic dhe Ian McShane.
Regjinë e filmit “John Wick: Chapter 4” e ka bërë Chad Stahelski. Ai do të jetë filmi më i gjatë në radhë të këtyre filmave deri më tani.
Filmat tjerë, si “John Wick Chapter 3”: Parabellum zgjatë 131 minuta, John Wick Chapter 2, 122 minuta dhe filmi origjinal John Wick që u realizua në vitin 2014, ka zgjatur 101 minuta.
Filmi “John Wick Chapter 4” do të lansohet në kinema në mars të vitit të ardhshëm.
Ky nuk do të jetë filmi i vetëm në universin e John Wick. Tashmë duke u prodhuar është një film me skena që ndodhin para ngjarjeve në John Wick. Ai titullohet “Ballerina”, dhe në të me rol paraqitet aktorja Ana de Armas.
Po ashtu është duke u realizuar edhe një serial televiziv, që titullohet “The Continental”.

Back to top button