Ekspozitë e pazakontë e “teamLab” në Osaka

“teamLab”, grupi i artistëve ndërkombëtarë që përbëhet nga artistë, programues, inxhinirë e animatorë të grafikave të kompjuterëve, përvojën e tyre artisike po e prezantojnë edhe në kopshtin botanik të Osakas.
Ky grup tashmë njihet për krijime artistike mahnitëse, të kombinuara me teknologji, dhe as kjo ekspozitë nuk bën përjashtim.
Kopshti botanik në Osaka, është strehë e shumë llojeve të zogjëve dhe florës sezonale. Atje, kritimeve artistike të “teamLab” iu dha formë përmes bimëve, lisave, si dhe zogjëve që jetojnë në këtë ambient. Kjo arrihet me shfrytëzim të teknologjisë digjitale, jo materiale por vetëm me anë të sensorëve, rrjetit të internetit, bashkëveprimit që influencohet nga era, shiu e po ashtu prania e vizitorëve.
Në këtë kopsht botanik u prezantuan edhe disa kritime të reja artistike, në mesin e tyre edhe skulpturat me përhapje të zogjve në erë. Ky është instalacion i madh ku përshkruhen: lëvizjet, energjia e përhapur nga era që rrethojnë atë, dhe zogjtë në fluturim.
Sa i përker ekipit të artistë, inxhinierëve, programuesve e të tjerëve të grupit teamLab, qëllimi i tyre me këto krijime është që të tregojnë se me bashkim të artit, shkencës, teknologjisë dhe natyrës mund të krijohen vepra të jashtëzakonshme artistike.
Ata me këtë formë synojnë të eksplorojnë lidhjet në mes vetës së tyre dhe botës.
Ekspozita të këtij grupi tashmë janë hapur në disa vende të botës, si Nju Jork, Londër, Paris, Singapor, Silicon Valley, Pekin e Mellburn.
“teamLab” funksionon prej vitit 2001./21Media

Back to top button