Publikohet traileri i filmit “Renfield”
“Renfield” titullohet filmi i ri me Drakulën, trailerin e të cilit e lansoi Universal Pictures.
Dashamirët e filmave me Drakullën tashmë janë bërë shumë kurreshtarë të dinë se si do paraqitet aktori Nicolas Cage në këtë film, pasi që ai luan rolin e Drakulës.
Ata janë kurreshtarë të dinë çdo gjë rreth tij, se si do ta ndryshojë zërin, dukjen e çdo gjë tjetër. Megjithatë Cage nuk luan rolin kryesor në të. Është personazhi “Renfield” ai i cili paraqitet me të, e rolin e të cilit e luan aktori Nicholas Hoult.
Renfield fillimisht paraqitet si shërbëtor i devotshëm i Drakulës, por gradualisht zhgënjehet me veprat e tij. Atë fillon të tërheqë një police trafiku, rolin e të cilës e luan Awkwafina. Falë saj fillon të rivlerësoj jetën e tij.
Në librin e autorit Brem Stoker të vitit 1897 “Dracula”, Renfield paraqitet si i burgosur i zhgënjyer në një azil të çmendurish, i cili ha krijesa të gjalla. Ai këtë e bën ngase mendon se gjaku i tyre e bën atë të pavdekshëm.
Por, Stoker në lidhje me këtë sqaron se këto sjellje të çuditshme të tija janë rezultat i shpërlarjes së trurit të tij nga Deakulla.
Regjinë e filmit “Renfield” e ka bërë Chris McKay, i cili më parë ka bërë edhe regjinë e disa filmave, përfshirë filmit “The Lego Batman Movie”.
Skenari i tij bazohet në një ide të krijuesit të stripit “The Walking Dead”, Robert Kirkman, ndërkaq atë e shkroi skenaristi Ryan Ridley.
Filmi “Renfield” do të shfaqet në kinema nga data 14 prill 2023./21Media