Publikohet traileri i filmit “Transformers: Rise of the Beasts”

Traileri i ri i filmit “Transformers: Rise of the Beasts” paraqet: Optimus Prime, Autobotë të rinj, dhe Maksimalët e egër.
Ky trailer pa dyshim se i bën nostalgjik dashamirët e tij, edhe pse në filmin e ri paraqiten një numër personazhesh të rinj.
Me fjalë të tjera, ky është filmi i shtatë në radhë nga seria Transformers me skena live, ndërkaq vazhdimësi e filmit Bumblebee të vitit 2018.
Në të me role paraqiten aktorët: Anthony Ramos e Dominique Fishback. Ngjarja përqendrohet rreth Optimus Prime.
Filmi “Transformers: Rise of the Beasts” u realizua inspiruar nga seriali i animuar i vitit 1996 Transformers: Beast Wars.
Sa i përket Transformers në përgjithësi, ky është një seri filmash amerikan fantastiko-shkencor, që filluan të realizohen në vitet e 80-ta.
Pesë filmat e parë i realizoi Michael Bay, të gjashtin Travis Knight, e të shtatin Steven Caple. Filmat e kësaj serie kanë marrë kritika filluar nga ato negative deri të kritika të përziera, përveç filmit Bumblebee që ka marrë kritika pozitive.
Filmi i ri “Transformers: Rise of the Beasts” pritet të lansohet më 9 qershor 2023./21Media

Back to top button