Publikohet traileri i filmit “Troll”

“Troll” është titulli i filmit të ri norvegjez, që do të lansohet së shpejti në Netflix. Ky film paraqet një krijesë e cila ngritet mbi tokë nga thellësia e maleve Dovre, pasi që atje qëndron e burgosur për një mijë vjet.
Filmi “Troll” është prodhim nga prodhuesi ikonik i filmave, Roar Uthang, dhe me skenar të Espen Aukan.
Roar Uthaug njihet për regji të disa filmave, përfshirë këtu Tomb Raider, ripunim, The Wave, Flick Escape dhe Cold Prey.
Krijesa që paraqitet në filmin “Troll” ngadalë shkon drejt kryeqytetit norvegjez, duke shkatërruar kështu çdo gjë që i del para.
Rolin kryesor në të e luan aktorja Marie Wilmann. Ajo paraqitet si arkeologe e cila mundohet të zbulojë se çka fshihet pas kësaj krijese, me shpresën se do ta ndalojë atë.
Filmi “Troll” në Netflix do të lansohet më 1 dhjetor 2022./21Media

Back to top button