Publikohet traileri i “House of Dragon”

Është publikuar traileri i “House of Dragon”. E sipas kritikëve, nuk ka zhgënjyer.
Ky trailer shfaq paraardhësit e disa familjeve të famshme, që i përulen mbretit Viserys Targaryen.
Seriali që do ketë premierën më 21 gusht, është një iniciativë e madhe për HBO, e cila shpreson të përsërisë suksesin e “Game of Thrones’, i cili solli më shumë se një miliard të ardhura nga 2011 deri në 2019.
Seriali i ri është nga krijuesi i sagës George R.R. Martin dhe bazohet në librin e tij “Fire & Blood” dhe nga skenaristët Ryan Condal dhe Miguel Sapochnik. HBO po e quan teknikisht këtë pamje të re një trailer ngacmues dhe pse publikoi një trailer zyrtar në tetor, por kjo video është më e gjerë.
Kompania gjithashtu ka të tjera projekte të tjera të vendosura në botën e “Westeros” në faza të ndryshme zhvillimi dhe performanca e “House of the Dragon” do vendosë për fatin e tyre./21Media

Back to top button