​Policia konfiskoi sot 15 patentë-shoferë në rrugën Prishtinë-Gjilan

Policia e Rajonit të Prishtinës, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, vetëm sot në rrugën Prishtinë-Gjilan ka konfiskuar 15 patentë-shoferë për tejkalim në vijën e plotë.
Bëhet e ditur se gjatë muajit prill janë shqiptuar 8149 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.
Policia njofton se operacionet për siguri në rrugë, do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë derisa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./21Media

Back to top button