Publikohet traileri i serialit “Carnival Row”, sezoni 2

Aktorja Cara Delevingne u kthye me rol në serialin “Carnival Row” sezoni II. Trailerin e këtij seriali e lansoi Amazon Prime Video.
Këtë serial e krijuan René Echevarria e Travis Beacham.
Tregimi i tij paraqet krijesa mitike të cilat detyrohen të braktisin vendin e tyre të shkatërruar nga lufta, dhe të vendosen në shoqërinë njerëzore. Por, këtu fillojnë tensionet në mes qytetarëve vendas dhe tyre.
Në serial po ashtu paraqitet edhe një hetim për një radhë vrasjesh të pazgjidhura.
Veç Delevingne, me role në “Carnival Row” paraqiten edhe aktorë të tjerë, si Orlando Bloom, Simon McBurney, Tamzin Merchant, Karla Crome e disa të tjerë.
Seriali “Carnival Row” përfshinë shumë skena me derdhje gjaku, këtë për shkak të luftës që vazhdon në mes krijesave mitike dhe njerëzve.
Sezoni i parë i serialit “Carnival Row” u shfaq premierë në Amazon Prime Video me 30 gusht të vitit 2019.
Sezoni i dytë i tij që do të jetë i fundit, ka dhjetë episode. Ai do të debutohet me 17 shkurt 2023./21Media

Back to top button