Publikohet traileri i serialit “Copenhagen Cowboy”

“Copenhagen Cowboy” titullohet seriali danez, të cilin e krijoi Nicolas Winding Refn për Netflix.
Ky serial paraqet një heroinë të re enigmatike me emrin Miu, rolin e të cilës e luan aktorja Angela Bundalovic. Në prag të një fillimi të ri, ajo i kundërvihet një organizate kriminale në Kopenhagë, pjesë e së cilës ishte më parë.
Në kërkim të drejtësisë, ajo takohet me agjenten Rakel, rolin e të cilës e luan Lola Corfixen. Ato nisen në një udhëtim të gjatë ku përjetojnë gjëra të natyrshme, por edhe të mbinatyrshme.
E kaluara e tyre definon të ardhmen. Ato kuptojnë se në këtë rrugëtim nuk janë të vetme.
Seriali “Copenhagen Cowboy” u lansua në festivalin e filmit në Venedik këtë vit.
Ai do të lansohet në Netflix për dashamirët nga e mbarë bota më 5 janar 2023./21Media

Back to top button