Publikoi foto me armë, arrestohet një 20 vjeçar
Një 20 vjeçar nga Vushtrria është arrestuar nga Policia si pasojë e publikimit të një fotografie me armë në rrjetet sociale.
Policia njfoton se ka sekuestruar një armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’./21Media