Publikoi video në Tik Tok duke shtënë me armë zjarri, arrestohet një person
I dyshuari E.H është arrestuar pasi që i njëjti kishte publikuar video dhe foto në Tik Tok duke shtënë me armë zjarri në një aheng.
Me këtë rast i dyshuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm edhe për të tjerët që kanë qenë në ketë aheng familjar.
”Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë armën si: Pistoletë (me gaze), Carl Walther Arnsberg. Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti E.H”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregulltë./21Media