Pullë postare dedikuar personelit shëndetësor

 

Sot u prezantua pulla postare dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covid-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  tha se kërkesa për këto pulla karshi Postes së Kosovës ka qenë nga vetë ministria që ai udhëheq me qëllim që ecja e pullës postare do tregojë përkushtimin dhe sakrificën e mantelbardhëve që kanë bërë dhe po bëjnë të pamundshmen për pacientët.

Kurse, kryeshefi i Postës së Kosovës, Xhevat Smakiqi tha se përmes kësaj pulle postare po tentohet sensibilizimi i qytetarëve për kujdesin nga pandemia. Ai tha se mantelbardhët edhe e flijuan jetën duke shërbyer dhe me këtë rast Kosova u varfërua duke mos i pas më ata.

E infektologu Sali Ahmeti dedikimin e pullave postare për personelin shëndetësor e vlerësoi si një përkrahje për ata. /21Media

Back to top button