Punëtorët e administratave edhe pse ishin në grevë i morën pagat

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pagat e shtatorit për punonjësit që ishin pjesë e grevës në sektorin publik.
Ali Sefaj, pjesë e Këshillit grevist ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se shërbyesve civilë të cilët kanë qenë në grevë sot u kanë dalë pagat e tyre, pavarësisht se Qeveria kishte thënë se pagat do t’iu dalin vetëm atyre që kanë qenë në punë.
“Po shërbyesve civilë që kanë qenë në grevë iu kanë dalë pagat”, ka thënë Sefaj.
Ndërsa, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës kanë pritur që pagat të dalin sot gjatë ditës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për portalin rtv21.tv se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Që nga 25 gushti punëtorët e administratës e mësimdhënësit kanë qenë në grevë të përgjithshme me kërkesën për shtesa mbi pagë në vlerën e 100 eurove. Ata tani kërkojnë që Ligji për Paga të hyjë në fuqi në muajin janar./21Media

Back to top button