Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorët e aeroportit “Adem Jashari” sot në grevë

Kërkohet realizimi i të drejtave të puntorëve

Sot prej orës 08:00 punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të mbajnë grevë njëorëshe në kërkim të realizimit të të drejtave të tyre.

Para dy ditësh, sindikata e pavarur e këtij aeroporti përmes një konference për media shprehu shqetësimet e tyre për padrejtësitë që po u bëhen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.

Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi deklaroi se se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës” Adem Jashari” është shuar zëri sindikal. Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button