Punëtorët e ATK-së hyn në grevë

 
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marrë për bazë kërkesat e tyre, sot do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatmipaguesit.
Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.
“Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00  deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.
Arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.
“Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim: 1. Krijimi i kushteve të punës, 2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës, 3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake)”, bëri të ditur ATK-ja.

Back to top button