Punëtorët e KEDS-it sërish në grevë

Mujeci: Menaxhmenti i KEDS-KESCO edhe sot ka heshtur ndaj kërkesës sonë
Punëtorët e KEDS-it edhe sot kanë mbajtur grevë dy orëshe, duke kërkuar rritje pagash për 100 euro. Ata thonë se po injorohen nga menaxhmenti i KEDS-it, derisa pas grevës së nesërme kanë paralajmëruar masa më radikale.  Punëtorët e KEDS-it duke brohoritur “Duam paga”, dhe me pankarta “Jemi në grevë”, për të dytën ditë më radhë mbajtën grevë para objektit të kësaj kompanie./21Media

Back to top button