Adele dhe Rich Paul kanë blerë shtëpi?

Adele duket është zhvendosur në një shtëpi të re, të cilën besohet se e ka blerë me të dashurin e saj, Rich Paul.
Në një fotografi ata u panë duke mbajtur çelësat përpara një shtëpie të bardhë.
Në janar u tha se Adele po shpenzonte shifrën marramendëse prej 58 milionë dollarësh në një pronë të katërt.
Rezidenca e Sylvester Stallone në Beverly Hills ka qenë në treg për pjesën më të madhe të vitit dhe tani është  kthyer në folenë e re të dashurisë për Adele dhe të dashurin e saj.
Adele zotëronte tre shtëpi në Beverly Hills përpara se të shtonte rezidencën e mëparshme të Stallone-s në listen e pronave të saj.
Adele ishte e martuar më parë me sipërmarrësin Simon Konecki dhe kanë një djal së bashku, Angelo Adkins.
Ata u ndanë në vitin 2019./21Media

Back to top button