Punëtorët e Lotarisë së Kosovës edhe nesër në protestë

 
Sindikata e Lotarisë së Kosovës ka njoftuar se nesër në ora 11:00 do të mbahet përsëri protestë nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë dhe kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës.
“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Lotarisë së Kosovës.
Nga Sindikata e Lotarisë së Kosovës bëhet e ditur se protestat do të vazhdojnë deri në miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës./21Media

Back to top button