Punëtorët e Ministrisë së Kulturës nuk do t’i ndalin protestat

MKRS kundër vendimit të qeverisë për bartje në objekt privat

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe sot kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin për largimin e tyre dhe vendosjen e presidencës në këtë ndërtesë.

“Sot është dita e pestë e protestës dhe çdo ditë pune nuk do te ndalen në këtë kohë derisa të arrinë protesta efektin e vet”, thuhet në njoftim.

Arkivë: 6 Nëntor 2019

Ministria e Kulturës dhe ajo e Bujqësisë pritet të kalojnë në një objekt afarist në Prishtinë, derisa në objektin aktual të këtyre dy ministrive që gjendet në qendër të Prishtinës do të kalojë Presidenca e Kosovës, e cila pritet të akomodohet në objektin e ri brenda 12-15 muajsh. Ndërsa, hapësirën aktuale që e shfrytëzon presidenca e cila ndodhet në Kuvend të Kosovës, do të kalojë në shfrytëzim të këtij institucioni./21Media

Arkivë: 5.11.2019

 

Back to top button