Reagime pas vendimit të BQK-së

Reagime pas vendimit të BQK-së

Punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego” po protestojnë përpara Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke kërkuar që të hiqet vendimi për mbylljen dhe të fillojnë punën.

“Duart larg nga Monego”, “Na ktheni vendet e punës”, “Na riktheni licencën”, “Atë që nuk na ofroi shteti na ofroi Monego”, ishin disa prej parullave që punëtorët mbajtën në duar e që të njëjtat ishin përkthyer edhe në gjuhën angleze.

Të premten, BQK mori vendim për heqjen e licencës për këtë institucion dhe atë të “IuteCredit”.

Që nga e premtja degët e këtyre dy institucioneve janë mbyllur ndërsa punëtorët janë lënë në pushim.

Ndryshe dje aksionarët e “Monegos” i bënë thirrje administratorit të përcaktuar nga BQK që menjëherë të hap degët e kompanisë për të shërbyer kreditë e dhëna.

Sipas tyre, vendimi i administratorit për të pezulluar degët, krijon gjithashtu një pasiguri pune për 250 punonjësit e kompanisë, të cilët janë në mënyrë kritike të nevojshëm për të shërbyer portfolion ekzistues të kredisë.