KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

KMDLNj ka identifikuar problemet që nga viti 1990 – 2019

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) me anë të një komunikate për media vlerëson se është bërë gabim që çështja e personave të zhdukur nuk është konsideruar dhe nuk është trajtuar si e drejtë elementare e njeriut dhe çështje humanitare por si çështje politike.

“Prandaj politika ka qenë pengesë e ecjes përpara dhe të suksesshme të këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka identifikuar problemet që nga viti 1990 – 2019 për mos-ndriçimin e fatit për personat e zhdukur si: mungesa e vullnetit të faktorit ndërkombëtar për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, politizimi i skajshëm i çështjes; mungesa e parimit apo zbatimi i standardeve të dyfishta të organizatave ndërkombëtare; mungesa e një baze e të dhënave etj.

KMDLNj nëpërmjet kësaj komunikate ndër të tjera përmend edhe rastin kur një person i quajtur Hoze Pablo Barabar, i cili është marr me të zhdukurit ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete, pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash duke dëmtuar rëndë procesin e identifikimit të personave të zhdukur.

“Mungesa i një institucioni që do ta bënte identifikimin në bazë të ADN-së. Identifikimi i gabuar, varrimi pa u bërë fare identifikimi përmes ADN-së, stër-përsëritja e intervistimeve të familjarëve , mungesa e një instituti që do ta bënte identifikimin pa pasur nevojë të dërgohen mostrat jashtë Kosovës ka vonuar e në shumë raste edhe ka pamundësuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Ndërkombëtarët, përkatësisht Hoze Pablo Barajabar ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete, pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash duk e dëmtuar rënd procesin e identifikimit të personave të zhdukur. Edhe sot janë shumë mbetje mortore që nuk janë identifikuar e që janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore e që presin të identifikohen përmes ADN-së”, thuhet tutje në komunikatë.

 

Back to top button