Punëtorët e sektorit privat me kritika për Qeverinë Kurti

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) ka organizuar protestë me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare të punëtorëve.
Qeveri – Kompani private hapë sytë, punëtorët po shkojnë”, “Vlerësim i punës e i mundit”, “themeloni gjykatën e punës”, “Të fillojë sa më parë aplikimi i sigurimit shëndetësor” janë disa nga parullat me të cilët protestuesit marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt objektit te Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, deklaroi se janë të zhgënjyer Qeverinë Kurti, pasi sipas tij ka pasur shumë premtime për punëtorët.
“Sindikata ka luftuar për të gjithë punëtorët e Kosovës, por realisht ajo qeveri që na premtoi deri më tani nuk i ka realizuar premtimet e veta. Nevoja e juaj do të jetë më e madhe për ne, sesa ju për neve.Qeveri pse në ditën e vikendit, e festës na shtytë që të dalim të protestohet se edhe ne kemi obligime. Kemi dalë që ta bëjmë rrumbullaksimin e punës për një vit që kërkesat i parashtruam këtu që ta njoftojmë opinionin qeverinë se deri kur kemi arritë. Sindikata bëri të pamundur luftoi për secilin punëtor, në cdo korridor. Por fatkeqësisht ajo qeveri e cila premtoi mrekulli për realizimimin e premtimeve dhe obligimeve nuk bëri asgjë. E dim që na keni njollosur e rrëzuar për tokë, po vinë ditët e mira se ju do të keni për neve. Z. kryeministër kemi ardhur në një moment që po mbani punëtorë rezervë se po mbetnin pa punëtor. Çdo ditë po aplikojnë 2 mijë personë nuk se nuk u siguarn kushte për punë. Fatura ju bëhet juve, z.kryeministër ne nuk kërkojmë lëmoshë që djersa të paguhet për ndryshe. Nuk mund të mbahen 60 mijë kompani më 35 inspektorë. Kemi pritur shumë nga ju, sepse kemi premtuar shumë, jemi të zhgënjyer për respektimin që nuk po ndodhë”, tha Azemi para protestuesve./21Media

Back to top button