Kreu i sindikatës shoqërohet në polici

Kreu i sindikatës shoqërohet në polici

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestuan sërish për shkak të pagës së ulët. Punëtorët të cilët protestuan para objektit të rektoratit kërkuan që paga e tyre të jetë 350 euro.

Megjithatë, gjatë protestës, kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat Jusuf Azemi, u urdhërua të shkojë në polici për shkak të mos aprovimit të kërkesës për protestë nga ana e Policisë së Kosovës.

Azemi tha për KP se kërkesën për protestë e kishte bërë tri ditë më parë.

Kreu i Sindikatës derisa u shoqërua për në polici tha se kërkesat janë të drejta të punëtorëve, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk realizohen këto kërkesa për rritje të pagave, nga 1 janari do të ashpërsohen edhe më tej protestat dhe grevat.

Ndërsa, zyrtarë të rektoratit nuk janë deklaruar me arsyetimin se janë në mbledhje të senatit.