Punëtori bie nga kati i tretë, vdiq në vend

Një person ka vdekur sot në vendin e punës në Grabanicë të Klinës.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, i cili ka treguar se viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit nga kati i tretë i objekti ku po punonte.
“Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe njësitë kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka treguar se rasti është duke u hetuar./21Media 

Back to top button