Prokuroria Speciale publikon pesë konkluzionet për rastin Dehari

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë meqë kjo e fundit e akuzoi për manipulim me konkluzionet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Me ç’rast Prokuroria Speciale ka publikuar pesë konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për rastin e Deharit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ia bënë të qartë Ministrisë së Drejtësisë, por edhe opinionit të gjerë, se ne nuk e kemi komentuar raportin por vetëm se kemi publikuar konkluzionet e raportit të ekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit”, thuhet në reagim.
Ndërkohë që kanë theksuar se nuk është manipuluar me prova.
“Prokuroria Speciale siguron opinionin se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicërr. Andaj, pretendimet tendencioze dhe dashakeqe të Ministres së Drejtësisë, karshi Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme si dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit publik. Andaj, kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë”, thuhet në komunikatë.
Më teje thuhet se “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtoj rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari. Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyj në këtë rast. Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit”.

 

Back to top button