Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në Obiliq.

Sipas njoftimit të Komunës, në shkollën “Pandeli Sotiri”, një punëtor përgjegjës ka harruar të lëshojë ngrohjen, me ç’rast ka qenë e detyrueshme të ndërpritet procesi mësimor për shkak të ftohtit.

“Njoftohen prindërit dhe nxënësit se në SHFMU” Pandeli Sotiri” sot mësimi është ndërprerë për shkak të një lëshimi nga punëtori përgjegjës për ngrohje. Për këtë situatë Drejtoria e Arsimit në komunë është njoftuar me vonesë.Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor nē ditët nē vijim. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

Back to top button