Punëtori përplas veturën në tualetin 700-vjeçar

Një burrë, detyra e të cilit është të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Japonisë, ka përplasur aksidentalisht veturën e tij në tualetin më të vjetër të vendit në një tempull budist shekullor.
Tualeti në Tofukuji në Kioto daton që nga shekulli 15-të dhe është përcaktuar si një pasuri e rëndësishme kulturore.
Dera e saj e lashtë u shkatërrua pasi punonjësi shtypi gazin pa e kuptuar se makina ishte duke lëvizur mbrapa.
Askush nuk u lëndua dhe tualeti brenda mbeti i paprekur, transmeton rtv21.tv.
Burri i cili punon në Mbrojtjen e Trashëgimisë së Kiotos, thirri policinë menjëherë pas përplasjes, duke i thënë se ishte përplasur në tempull.
Një foto e shpërndarë ka treguar veturën e përplasur në derën 700-vjeçare.
Toshio Ishikaëa, drejtor i Institutit të Kërkimeve Tofukuji, ka mbetur i “shtangur” nga përmasat e aksidentit.
Një zyrtar tjetër tha se megjithëse dëmi është i riparueshëm, rikthimi i tualetit në gjendjen e tij origjinale do të kërkonte “shumë punë”.
Tualeti komunal i papërdorur – i njohur si tōsu – u ndërtua në gjysmën e parë të periudhës Muromachi (1336-1573) dhe ndodhet brenda tempullit Tofukuji./21Media

Back to top button