Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorja ia vuri flakën magazinës, shkak ankesat e shefit

Një punonjëse e pakënaqur dyshohet se hodhi në erë një magazinë nafte ku ajo punonte në Tajlandë, sepse ishte ngopur që shefi i saj ‘ankohej’ dhe ‘i shkaktonte stres’.
Ann Sriya, 38-vjeçare dyshohet se i vuri flakën një copë letre dhe e hodhi në një enë karburanti, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu depon e naftës Prapakorn në provincën Nakhon Pathom më 29 nëntor.
Ajo u arrestua dhe pranoi se kishte kryer zjarrvënie, duke pretenduar se ishte shtyrë nga stresi që i kishte shkaktuar punëdhënësi i saj Pipat Ungprapakorn, 65 vjeç.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Sriya, e cila punonte si drejtuese e magazinës, duke hyrë në magazinë duke shtrënguar atë që duket të jetë një copë letër përpara se të ecë pas një rreshti kontejnerësh.
Një tjetër klip duket se tregon flakët që dridhen në majë të një kontejneri në magazinë njëkatëshe, e cila ruan mijëra litra nafte.
Zjarri, i cili shkaktoi dëme në vlerë prej 900,000 funte, u përhap shpejt për shkak të materialit të ndezshëm dhe fotografitë dramatike tregojnë topa zjarri dhe shtëllunga të errëta tymi që dalin nga magazina.
Më shumë se 40 makina zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve, ndërsa pamjet treguan zjarrfikësit që spërkatnin ujë nga zorrët me presion të lartë në strukturën e nxirë.
Përveç marrjes nën kontroll të zjarrit, zjarrfikësve iu desh të ndalonin derdhjen e vajit të djegur në një kanal dhe të arrinte në një zonë banimi aty pranë.
U deshën katër orë që shërbimet e urgjencës të vënë nën kontroll zjarrin e furishëm.
Një fshatare e quajtur Sirasini thuhet se ka pësuar djegie në krah dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ajo tani është jashtë rrezikut për jetën.
Më shumë se dhjetë shtëpi u raportuan gjithashtu të dëmtuara nga zjarri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button