Punonjësit shëndetësorë sot në grevë të përgjithshme

Punonjësit shëndetësorë do të mbajnë sot një grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.
Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka kërkuar javën e kaluar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, me qëllim që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament.
FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.
Në Kosovë, një kirurg fiton rreth 600 euro si pagë bazë.
Vetëm këtë vit në 8 muajt e parë 122 mjekë janë larguar nga vendi. Mesatarisht kanë qenë 31 vjeç. Mosha mesatare e mjekëve në qendrat e mjekësisë familjare është 57 vjeç. Pas 10 vitesh 1200 specialistë do të dalin në pension. Përveç kësaj, qindra infermierë janë larguar nga vendi./21Media

Back to top button