Puri: India nuk ka konflikt moral për blerjen e naftës ruse

Ministri i naftës i Indisë ka thënë se ai nuk ka “absolutisht” asnjë konflikt moral për blerjen e gazit rus në mes të luftës të Moskës në Ukrainë.
“Absolutisht asnjë. Absolutisht asnjë. Nuk ka asnjë konflikt. Ne kemi një detyrë ndaj konsumatorëve tanë…Ne kemi 1.34 miliardë banorë dhe duhet të sigurojmë që ata të furnizohen me energji”, tha Hardeep Singh Puri për CNN të hënën.
Lidhur me kufirin e propozuar për naftën ruse të vendosur nga grupi i shtatë vendeve të pasura (G7), Puri tha se India do ta shqyrtojë atë dhe do të përgjigjet “sipas interesit të saj suprem kombëtar”. Ai shtoi se India nuk ndjeu ndonjë presion për ta bërë këtë.
Importet e naftës ruse të Indisë qëndruan në 0.2% të importeve totale në fund të marsit, tha Puri. Reuters raportoi se u rrit në një nivel rekord prej 23% në shtator.
Në shtator, SHBA ishte në bisedime me Delhi-n për të rimenduar mbështetjen e saj në armët dhe energjinë ruse, pasi aleatët perëndimorë të Kievit kanë bërë përpjekje për të diversifikuar furnizimin e tyre me energji në mënyrë që të largohen nga nafta ruse./21Media

Back to top button