Pushteti thotë se Kosova është e hapur për dialog, fajëson Serbinë

Përfaqësues të partisë në pushtet, thonë se Kosova është e hapur për dialog kurdo që ajo të ftohet për takime me palën serbe në Bruksel, por ritheksojnë se fajtori i vetëm për moszbatim të marrëveshjes se Brukselit dhe aneksit të Ohrit është Serbia. Ish-kryenegociatorë të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi ndërkaq vlerësojnë se për shkak të veprimeve të Qeverisë aktuale në sytë e evropianeve edhe Kosova ashtu si Serbia është fajtore për moszbatim të marrëveshjeve.
Ende nuk dihet se kur do të ketë rifillim të procesit të dialogut Kosovë-Serbi i cili tash sa kohë është i bllokuar.
Një ditë më parë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak bëri të ditur se janë në përgatitje të një takimi të ri midis kryenegociatorëve, por pa përmendur ndonjë datë, teksa shtoi se si Kosova ashtu dhe Serbia po gjejnë justifikime për moszbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Por partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje thotë se fajtori i vetëm për moszbatim të marrëveshjes se Brukselit dhe aneksit të Ohrit është Serbia. Sipas deputetit të kësaj partie, Arbër Rexhaj, Kosova është e hapur për dialog kurdo që të ftohet për takime ndonëse, siç thotë nuk e kanë me nguti këtë çështje.
“Ne e kemi thënë që nuk jemi pala bllokues ne dialog Kosova është e hapur për dialog kemi çështje që nuk i kemi të zgjidhur ame Serbinë të cilat kërkojnë zgjidhje dhe në këtë kuptim mendoj se mund të ketë takime të tjera në rrafshinne dialogut mes të dyja vendeve. Serbia është fajtore në të dyja marrëveshjet. Ajo e ka shkel vazhdimisht. Marrëveshja s’mund te jetë oleadë dëshirash ajo është marrëveshje dhe ose zbatohet ne tërësi ose fare Serbia është ajo që çdo herë ka pengu marrëveshjet dhe ajo nuk do marrëveshje me Kosovën”, tha Rexhaj përtv21.
Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi në Qeverinë Haradinaj, Avni Arifi, ndërkaq nuk pret ndonjë përparim në procesin e dialogut marrë parasysh, siç thotë zgjedhjet në Kosovë dhe udhëheqjen e këtij procesi nga Lajçaku.
Sipas tij, në sytë e evropianeve të dyja palët janë fajtore për moszbatim të marrëveshjeve.
“Zakonisht është dashur të pritet mesi shtatori por duke ditur që atje komisionerët e ri ende s’janë emëru dhe atë kohë fillon emërimi i komisionarëve të t’i mund të presim një vonesë por janë dy procese së s’kanë me ndihmu entuziazmin e BE-së. Për t’u marrë me dialogun ato janë zgjedhjet në Kosovë dhe e dyta fakti që deri në janar udhëheqës i bisedimeve është një njeri që është fajtori kryesor për një degradim të dialogut Lajçaku. Me Lajçakun si udhëheqës i bisedimeve me zgjedhjet në Kosovë nuk besoj se do të shohim se do të ketë ndonjë rezultat ata mund te fillojnë ndonjë iniciativë nga mesin e shatorit por s’është e pritshme që do te ketë aktivitet të gjerë dhe të koordinuar të BE-së për të bërë ndonjë hap”. Faktori boshti kurrizor i çdo keqe është Serbia, prej fillimit Serbia s’ka marrë pjesë në këtë proces me normalizu situatën. Problemi kryesor çka është një ndryshim është qeveria e Kosovës me veprime te saj i është bashkangjitur edhe Serbisë si fajtore në sytë e evropianeve në moszbatimin marrëveshjeve dhe një prej pikave është asociacioni”, tha Arifi.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se ekziston rrezik për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe ndërmarrin veprime të pakoordinuara./RTV21/21Media