Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar. Kështu Britania do ta sanksionojë Rusinë, ka thënë sekretari i Shëndetësisë në MB, Sajid Javid të martën.
“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha Javid për Sky News.
Rusia ka dërguar tashmë tanke dhe trupa në Ukrainë duke sinjalizuar një pushtim, tha sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne po zgjohemi për një ditë shumë të errët në Evropë. Është e qartë nga ajo që kemi parë dhe zbuluar sot se presidenti rus Putin ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”, tha ai.
Mbretëria e Bashkuar ka thënë gjithmonë se kjo është “e papranueshme”, transmeton rtv21.tv.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të japë një deklaratë në Parlament për Ukrainën më vonë sot./21Media

Back to top button