Putin arriti në Beograd

Shtrengon duart me Vuçiqin

Presidenti rus, Vladimir Putin sapo ka mbërritur në Beograd për një vizitë zyrtare njëditore, ku u prit nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka zbritur në aeroportin “Nikola Tesla”, ku në tepihun e kuq është pritur nga Viçiq bashkë me të pa u prononcuar për media janë nisur me një veturë speciale (makinë speciale e blinduar).

Siguria e lartë në kryeqytetin serb. Avionët e MiG do të shoqërojnë avionin e tij dhe 7,000 policë po dislokohen.

Agjenda e Putinit në Beograd: 12:45 – Ceremonia në Pallatin e Serbisë 13:05 – Takim me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq 14:05 – Takimi plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Federatës Ruse 15:00 – Shkëmbimi i dokumenteve dypalëshe të nënshkruara në praninë e dy presidentëve 15:20 – Deklarata për mediat e dy presidentëve 18.15-18.45 Turneu i Tempullit të Shën Savës.

Protesta të mëdha të opozitës u mbajtën kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij qeverisëse SNS gjatë javëve të fundit, me demonstruesit duke e akuzuar atë për shtypjen e lirisë së medias dhe sulmimin e opozitës./21Media

 

Back to top button