Haradinaj komentoi vizitën e Putinit në Serbi
Haradinaj: Serbisë s’i ka mbetur tjetër pos edhe anëtarësimi në BRSS
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e sotme të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi, duke thënë se po i duket se Serbia po orientohet drejt BRSS-së. Kurse, ka shtuar se Kosova është e orientuar drejt integrimeve euro-atlantike.
“E kam një ndjenjë shumë të mirë në Kosovë sot, për faktin se shoh në Serbi ardhjen e presidentit rus, Vladimir Putin dhe i shoh marrëveshjet ekonomike në mes të Serbisë dhe Rusisë, mu duk se si ka mbetur tjetër pos edhe anëtarësimi në BRSS. Pra, krejt e kishte drejtuar ekonominë dhe paratë, buxhetin e vet në Rusi, ishin miliarda. Ndërsa, ne në Kosovë operojmë me euro dhe drejtimin tonë ekonomik, politik dhe të sigurisë e kemi orientuar kah integrimet euro-atlantike. Ju lus që të krahasoni konsolidimin tonë të brendshëm, ta kemi parasysh dobinë e madhe që kemi në orientimin tonë euro -atlantik që është edhe ekonomik”, ka thënë Haradinaj.
Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri në ceremoninë e shënimit të 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Presidenti rus, Vladimir Putin sapo ka mbërritur në Beograd për një vizitë zyrtare njëditore, ku u prit nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ka zbritur në aeroportin “Nikola Tesla”, ku në tepihun e kuq është pritur nga Vuçiq bashkë me të pa u prononcuar për media janë nisur me një veturë speciale (makinë speciale e blinduar), shkruan rtv21.tv.
Siguria e lartë në kryeqytetin serb. Avionët e MiG shoqëruan avionin e tij dhe 7,000 policë po dislokohen.