Putin: Do të përgjigjemi shpejt ndaj atyre që përzihen në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo vend që ndërhyn në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të shpejtë.

“Nëse dikush nga jashtë përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë,” tha ai duke folur para ligjvënësve rusë, “përgjigja jonë do të jetë e shpejtë rrufe”.

“Ne i kemi të gjitha mjetet [për t’u përgjigjur] me të cilat askush nuk mund të mburret. Dhe ne nuk do të mburremi me to, do t’i përdorim nëse është e nevojshme,” ka thënë ai, transmeton rtv21.tv

Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje janë marrë tashmë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm./21Media

Back to top button