U-Boat Worx prodhon nëndetësen për zhytje në tjellësi të ujit në 200 metra

Kompania holandeze U-Boat Worx merret me prodhimin e nëndetëseve që prej vitit 2005. Ajo tashmë ka prodhuar mbi 20 modele të tyre, e NEXUS është modeli më i ri. Kjo në fakt është edhe nëndetëse e cila u projektua të zhytet në thellësi të ujit deri në 200 metra.
Ajo që e bën të veçantë këtë nëndetëse është se ka vend për nëntë persona të cilët i adhurojnë aventurat nënujore, ndërkaq ajo vjen me pamje luksoze, me një xham të përparmë, që u mudëson atyre të shohin çdo gjë rreth tyre.
Shpejtësia e saj arrin në pesë km e gjysmë në orë, duke e bërë kështu nëndetësen më të shpejtë deri më sot për pasagjerë. Ajo fuqizohet nga një bateri prej 62 kWh , e cila mundëson eksplorimin nën ujë deri në 18 orë.
Kjo nuk është nëndetësja e vetme e së ardhmes e prezantuar në këtë periudhë.
Muajn tetor të vitit të kaluar, kjo kompani po ashtu prezantoi nëndetësen Super Sub, për ekoturistë të cilët duan të eksplorojnë jetën e kafshëve nënujore. Ajo kushtoi 5.8 milion dollarë, dhe është elektrike.
Pra, edhe kjo nëndetëse u ndërtua për ata që duan të përjetojnë atmosferën nënujore, të shohin breshkat nënujtore, peshkaqenët dhe kafshët tjera detare, e shpejtësia e saj arrin deri në 14 km në orë.
Sa i përket nëndetëses NEXUS, tani për tani nuk është bërë i ditur çmimi për të./21Media

Back to top button