Putin do të udhëtojë në vendet arabe për të diskutuar luftën Izrael-Hamas

Vladimir Putin do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite të mërkurën, për të diskutuar luftën Izrael-Hamas.

Presidenti rus po bën vetëm udhëtimin e tij të pestë jashtë vendit, që kur gjykata ndërkombëtare penale kishte lëshuar një një urdhër arrest për të në mars, pasi që u akuzua për depërtimin e fëmijëve ukrainas në Rusi.

Rusia ka lidhje të forta ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Në Arabinë Saudite, Putin do të diskutojë tregtinë, politikën ndërkombëtare dhe ndihmën humanitare me princin e kurorës Mohammed bin Salman, njoftoi Kremlini.

Ai do të takohet edhe me homologun e tij nga Emiratet Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime mbi tregtinë, energjinë, turizmin dhe arsimin.

Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit është në axhendën e të dy takimeve, tha Kremlini.

Ndërsa në korrik ai kishte anuluar vizitën e tij në samitin në Pretoria për shkak të frikës se nikoqirët e Afrikës së Jugut do të ndiheshin të detyruar të tentonin ta arrestonin atë, ani pse asnjëra nga to nuk e ka nënshkruar ICC-në, që do të thotë se nuk do të duhej ta arrestonin atë.

Hamasi, të cilin shumica e vendeve perëndimore e konsiderojnë si një grup terrorist, është në marrëdhënie të mira me Rusinë, shkruan The Guardian, përcjellë portali rtv21.tv

Katari, bashkëbiseduesi i preferuar i perëndimit me Hamasin, nuk ka qenë në gjendje të gjejë bazën për një shkëmbim të mëtejshëm pengjesh midis Izraelit dhe grupit palestinez, e cila do të ishte një parakusht për një pauzë të dytë humanitare, kështu që Putini ka relativisht pak për të humbur nëse ndërhynë tani./21Media

Back to top button