Driton Kuka kërkon përkrahje për Kampionatin Evropian të Xhudos “Prishtina 2023”

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka kërkuar përkrahje për Kampionatin Evropian të Xhudos “Prishtina 2023”.

“Pallati i rinisë me datën 16 dhjetor do shoh yjet e sportit të xhudos! Presim përkrahje nga tribunat për Kampionët tonë!”, ka shkruar ai.

“Evropiani Absolut po vjen në Kosovë! Në kryeqytetin tonë javën tjetër po zbarkojnë Elita e xhudos Botërore. Kampionati Evropian absolut deri 73 kg për meshkuj dhe deri 57 kg për femra mbahet më 16 dhjetor në Prishtinë! Hera parë të kemi nivel kaq të lartë në shtetin tonë”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Ai ka  shtuar se i pari i Ranglistës Botërore Azeri Hajdarov,legjenda e xhudos Kampion Olimpik Shavdatuashvili, nënkampioni Botëror aktual Italiani Lombardo do vijnë në Kosovë, raporton rtv21.tv.

“Për ne garojnë aktual Akil Gjakovën dhe Dardan Cena që bëjnë të gjitha motivuar si shumë më parë!”, ka shkuar ai.

“Kategoria e femrave deri 57 kg përveç dy Kampioneve tona Olimpike do marrin pjesë nga Elita Botërore edhe shumë medaliste Botërore e Evropiane”,  është shprehur Kuka./21Media

Back to top button