Putin do të zhvillojë bisedë telefonike me Erdoganin
Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvilllojë një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Kjo vjen pasi Stambolli priti të martën bisedimet e paqes ruso-ukrainase.
Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme, në parim, të veprojë si një vend garantues i sigurisë për Ukrainën.
Ukraina ka propozuar miratimin e statusit neutral, domethënë, mos anëtarësimin në aleanca ushtarake si NATO ose mbajtjen e bazave ushtarake, në këmbim të vendeve që ofrojnë të jenë garantues të sigurisë së saj.
Erdogan foli në telefon të enjten edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ankaraja ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?