Zjarr i madh në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Një zjarr ka shpërthyer në një objekt në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës. Lidhur me rastin Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, për portalin rtv21.tv bëri të ditur se nga ky incident nuk ka të lënduar.
Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?