Putin dridhet në mënyrë të pakontrolluar në publik

Thashethemet për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putinit janë përhapur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, me ekspertë të shumtë që pretendojnë se ai po lufton fshehurazi me një sërë sëmundjesh.
Pyetjet janë bërë përsëri në lidhje me shëndetin e Putin, pasi ai u pa duke u dridhur, duke dhënë një medalje në fundjavë.
Ekspertët që pretendojnë se ai ka një sërë sëmundjesh. Disa thonë se ai po lufton me kancerin e gjakut, tiroides ose barkut, ndërsa të tjerë ekspertë janë të bindur se 69-vjeçari ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, shkruan Mirror.
Muajin e kaluar, kur ai u takua me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko në Soçi, ai u kap në kamera duke i përdredhur këmbët e tij kur dyshja u ulën për bisedime.
Në fundjavë Putini i dorëzoi në Kremlin Çmimin Shtetëror të Federatës Ruse regjisorit Nikita Mikhalkov. Ai nuk ishte në gjendje të qëndronte pa lëvizur, duke u lëkundur përpara dhe mbrapa./21Media
VIDEO

Back to top button