Putin e Erdogan bisedojnë për eksportin e grurit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan në telefon për situatën në Ukrainë dhe dërgesat e grurit.
Kremlini tha se të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime mbi “koordinimin e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe eksportet e grurit në tregjet botërore”.
Erdogan vuri në dukje se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi”.
Presidenti turk zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij ukrainas të hënën.
Erdogan i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Turqia dëshiron paqen në Ukrainë dhe se po punon në mënyrë aktive në një plan të Kombeve të Bashkuara për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore.
Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 20 milionë tonë drithë mbeten të bllokuara në Ukrainë për shkak të bllokadës ruse të porteve të ndryshme të Detit të Zi./21Media

Back to top button