Kurti e Krivokapiq diskutojnë për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq në Athinë të Greqisë.
Kurti e Krivokapiq diskutuan për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë.
Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Takimi mes Kurtit dhe Krivokapiq erdhi në kuadër të diskutimit në panel në “Symi Symposium” me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”./21Media

Back to top button