Putin flet me presidentin turk për zhvillimet e fundit në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin foli me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për situatën në Ukrainë, njoftoi të premten zyra presidenciale në Ankara.
“Zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë u diskutuan gjatë një telefonate midis të dy liderëve. Presidenti i Turqisë “përsëriti gatishmërinë për të bërë pjesën e tyre për një zgjidhje paqësore të çështjes së Ukrainës për të mirën e të gjithëve”, thuhet në njoftim.

Erdogan luajti një akt delikat balancues që nga fillimi i pushtimit rus. Ai refuzoi të nënshkruajë sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe kërkoi të luajë diçka si një rol paqebërësi midis Kievit dhe Moskës, përcjell rtv21.tv

Udhëheqësi turk ndihmoi gjithashtu ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Erdogan e quajti këtë marrëveshje “një nga arritjet më të mëdha të Kombeve të Bashkuara në dekadat e fundit”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së muajin e kaluar, Erdogan bëri thirrje për t’i dhënë fund “krizës ruso-ukrainase”, duke thënë se lufta shtatë-mujore kishte dërguar një “valë shoku” në mbarë globin./21Media

Back to top button