Putin i gatshëm për bashkëpunim me Macron

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar sot presidentin e ri të Francës Emanuel Macron, thuhet nga Kremlini zyrtar

Putin ka konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në fushat bilaterale, regjionale dhe pyetje globale, duke shtuar se kjo është në përputhje me interesat e dy popujve, transmeton agjencia ruse Tass.

Ndrsyhe, dje në Francë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku për këtë funksion garonin Lideri i Partisë centriste Përpara (EM), Emanuel Macron dhe Marin Le Pen nga Fronti kombëtar ekstrem djathtist

Macron (39) është zgjedhur presidenti  i ri i Francës me 66,06 për qind të votave duke u bërë kështu  presidenti më i ri i Francës pas Napoleon Bonapartit./21Media

 

Back to top button