Putin i gatshëm të trajnojë ushtarë të huaj në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Moska ishte e gatshme të armatoste aleatët e saj në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine.
Duke folur në ekspozitën vjetore ushtarake të Rusisë, ai theksoi gjithashtu avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në vendin e tij dhe kryerjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
“Ne shohim gjithashtu perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenarë të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tone”, ka thënë Putin./21Media

Back to top button