Putin: Luftën mes Rusisë dhe SHBA-së nuk do ta mbijetonte askush

Këto deklarata presidenti rus i bëri në intervistën dhënë regjisorit Oliver Stone

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i dha një seri intervistash regjisorit të njohur Oliver Stone, në të cilat foli për çështjet më kundërthënëse të politikës ndërkombëtare.

Duke folur për konfliktin e mundshëm ushtarak mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Putin tha se askush në tokë nuk do ta mbijetonte këtë konflikt.

“Mendoj se askush nuk do ta mbijetonte këtë konflikt”, tha Putin, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të dominonte Amerika në luftën kundër Rusisë.

Putin shtoi se NATO është në vazhdimësi në kërkim të një armiku, me qëllim që të arsyetoi ekzistencën e saj. Ai me këtë rast theksoi se pasi që Pakti i Varshavës dhe Bashkimi Sovjetik nuk ekzistojnë, atëherë cila është arsyeja e ekzistencës së NATO-s.

Megjithatë, presidenti rus tha se ekziston shpresë për normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane.

Një pyetje interesante të cilën Stone ja bëri Putinit gjatë intervistës ishte edhe ajo se si do të vepronte presidenti rus, nëse do të ishte në një nëndetëse dhe do të ishte i detyruar të bënte tush me një homoseksual.

“Me më dëshirë nuk do të bëja tush me të. Pse ta provokoj? E dini, unë jam mjeshtër i xhudos”, u përgjigj Putin.

Back to top button