Putin hodhi poshtë spekulimet se qeveria ruse ka përdorur hakerat për të ndikuar në zgjedhje.

Putin hodhi poshtë spekulimet se qeveria ruse ka përdorur hakerat për të ndikuar në zgjedhje.

Presidenti rus, Vladimir Putin mohoi akuzat se hakerat e qeverisë ruse mund të ndikonin në rezultatet e zgjedhjeve gjermane këtë vit.

Putin hodhi poshtë spekulimet se qeveria ruse ka përdorur hakerat për të ndikuar në zgjedhje.

Gjithashtu, ka patur akuza të mëparshme të ndërhyrjeve ruse në lidhje me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe të Francës.

“Rusia nuk përdor hakera për qëllime të tilla”, tha Putini në komentet televizive.

Putin tha se praktikisht nuk kishte asnjë preferencë se kush do të donte të fitonte në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani.

Putin shtoi se me kancelaren gjermane, Angela Merkel njiheshin prej kohësh, por shtoi se disa nga mendimet e tyre ishin të ndryshme.

Lideri rus tha se nuk kishte shumë informacion për rivalin e Merkelit, udhëheqësin socialdemokrat Martin Schulz.

Ai tha se shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shtuar se ato ndikojnë në qindra mijëra vende pune.