Trump nuk do të zhvendosë ambasadën amerikane në Jerusalem!

Trump vendosi që për momentin të mos e zhvendosë ambasadën amerikane në Jerusalem

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të mos e zhvendosë ambasadën amerikane në Jerusalem për momentin, ndryshe nga premtimi që kishte bërë gjatë fushatës, sipas një përgjegjësi amerikan.

“Donald Trump nënshkroi një klauzolë të veçantë që mundëson qëndrimin e ambasadës amerikane në Tel Aviv edhe gjashtë muaj të tjerë”, theksoi ky përgjegjës.

“Presidenti mendon se nuk është ende momenti i duhur”, shtoi i njëjti burim.

Gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump kishte premtuar se do të zhvendoste ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, duke shkaktuar edhe reagime të ashpra nga pala palestineze.

Back to top button