Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë, thotë kancelari gjerman
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin do të negociojë seriozisht për paqen vetëm pasi të kuptojë se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës.
Scholz ka thënë se Putin “nuk do ta fitojë” luftën në Ukrainë dhe tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet e tij strategjike, shkruan BBC.
“Ne duhet ta bëjmë Putinin të kuptojë se nuk do të ketë një paqe të diktuar, Ukraina nuk do ta pranojë atë”, ka thënë Scholz në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ai ka thënë se kostot për Putinin dhe regjimin e tij janë të mëdha dhe vazhdojnë të rriten çdo ditë.
Scholz gjithashtu premton se Gjermania do t’i japë fund përdorimit të naftës ruse deri në fund të vitit dhe po punon shumë për t’i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus./21Media